Gjendet marihuanë në një autobus që udhëtonte në linjën Shkup-Dortmund

Maqedonia

Gjendet marihuanë në një autobus që udhëtonte në linjën Shkup-Dortmund

Më: 8 prill 2018 Në ora: 17:28
Ilustrim

Në autostradën Shkup-fshati Miladinovci dje në një autobus është gjetur një qese me marihuanë.

Siç njoftojnë nga MPB, dje në orën 11:35 në Sektorin për Punë të Brendshme në Shkup është lajmëruar se në autostradën Shkup-fshati Miladinovci në një autobus me targa nga Shkupi, që ka qenë duke lëvizur në linjën Shkup-Dordmund, është gjetur një qese me marihuanë.

“Asnjëri prej udhëtarëve që kanë qenë në autobus nuk nuk e kanë marrë përsipër qesen prej marihuane. Nga ana e patrullës policore në stacionin Petrovec është vërtetuar se në qesen prej najloni ka pasur dy kilogram marihuanë”, thuhet në njoftimin e MPB-së

Nga policia shtojnë se po punohet në zbardhjen e tërësishme të këtij rasti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat