Zaev do të dëshmojë në gjykatë për tentimvrasjen e Ziadin Selës

Maqedonia

Zaev do të dëshmojë në gjykatë për tentimvrasjen e Ziadin Selës

Më: 6 prill 2018 Në ora: 13:28
Zoran Zaev dhe Ziadin Sela

Kryeministri Zoran Zaev do të ftohet të dëshmojë në gjykatë, në lidhje me tentimvrasjen e Ziadin Selës, deputet dhe kryetar i Aleancës për Shqiptarët.

Sipas agjencisë Makfax, propozimi që Zaevi të dëshmojë në gjykatë vjen nga mbrojtja e Selës, në bazë të një pjese të deklaratave të Zaevit dhënë për mediat, në lidhje me 27 prillin e dhunshëm të vitit të kaluar.

Në seancën e caktuar për të martën e javës që vjen, në gjykatë do të dëshmojnë Talat Xhaferi, Damjan Mançevski dhe Aleksandar Kiracovski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat