Zvogëlohet i numrit i bagëtive në Maqedoni

Maqedonia

Zvogëlohet i numrit i bagëtive në Maqedoni

Më: 4 prill 2018 Në ora: 13:00
Ilustrim

Numri i gjedheve vazhdon të zvogëlohet, ndërsa në disa lloje ka rritje të parëndësishme. Vitin e kaluar në Maqedoni ka pasur më pak prodhim nga të gjitha llojet e qumështit, ndërsa ka rritje në prodhimet e mishit me vetëm 4 për qind.

Në vitin 2017, në krahasim me vitin 2016, numri i gjedheve ka pasur një rritje të parëndësishme për vetëm 0,1 për qind. Gjegjësisht tek fermat bujqësore individuale numri i lopëve është zvogëluar për 0,5 për qind, ndërsa tek kompanitë janë rritur për 2,5 për qind.

Numri i derrave tek disa biznese vitin e kaluar ka qenë katër herë e gjysmë më i vogël, ndërsa tek fermerët ishte më i madh për një për qind e gjysmë.

Gjendja e kundër është tek delet. Numri i deleve tek fermat bujqësore individuale është rritur për 1 për qind, ndërsa tek firmat është zvogëluar për 20 për qind.

Gjendja e njëjt është edhe ke dhitë. Fermerët kanë pasur më shumë dhi, ndërsa tek disa subjekte afariste është zvogëluar, ndërsa numri i shpezëve gjithashtu është zvogëluar.

Sipas të dhënave, është zvogëluar edhe numri i prodhimtarisë së qumështit të lopës dhe dhisë, për 0,5 për qind. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat