Parlamenti u jep "vizë" 40 ligjeve pa prezencën e deputetëve të VMRO-së

Maqedonia

Parlamenti u jep "vizë" 40 ligjeve pa prezencën e deputetëve të VMRO-së

Më: 3 prill 2018 Në ora: 14:49
Ilustrim

Thuajse 40 ligje nga fusha të ndryshme, shëndetësi, energjetik, bujqësi, turizëm, ekologji, ..., të martën kanë kaluar në lexim të parë në Parlamentin e Maqedonisë me çka edhe u rrumbulakësua rendi i ditës i seancës se 38, transmeton Zhurnal. 

Deputetët vazhduan me senacën e 27 në të cilën në rend dite janë dy pika nga të cilat katër janë propozim-ligje në lexim të parë, tre kërkesa për interpretim autentik dhe dy vendime për dhënjen e pajtueshmërisë për ndryshimin e Statutit të Komisijonit për letra me vlerë si dhe të Statutit të Universitetit "Nëna Terezë".

Pas kësaj, duhet të mbahen edhe vazhdimet e dy seancave, e teta dhe e 40-ta. Në sencën e tetë kanë mbetur propozim-ndryshimet të ligjit për Prokurori Publike dhe Raporti për punën e Agjencisë për supervizion të financimeve kapitale dhe sigurimit pensional nga viti 2016, ndërsa në seancën e 40-të ka mbi 60 ligje nga të cilat dy mbajnë edhe flamurin europian.

Në Parlament janë të pranishëm vetëm se deputetët e shumicës parlamentare, ndërsa deputetët e VMRO-DPMNE-së nuk po marrin pjesë as në seancën e sotme, edhe pse u paralajmrua kthimi i tyre në parlament.

Zhurnal nga burime brenda partisë opozitare VMRO-DPMNE mëson se ato do të kthehen në Parlament kur në rend dite do të jetë interpelanca për mosbesim ndaj Qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat