Numrat rriten, xhepat ende të zbrazur, kujt i mungon retorika e vjetër?

Maqedonia

Numrat rriten, xhepat ende të zbrazur, kujt i mungon retorika e vjetër?

Më: 1 prill 2018 Në ora: 19:27
Maqedoni

Të dhënat të cilat i publikoi Enti shtetëror për statistikë për rritjen e pagave prej 5,6 % në nivel vjetor duk e krahasuar janarin e këtij viti me janarin e vitit të kaluar, shkaktoi reagime për standardin e qytetarëve. Numrat zyrtarë thonë se neto paga mesatare është paguar 24 mijë denarë. Në të njëjtën kohë kur paga minimale është 12 mijë denarë, ndërsa  shporta konsumatore sindikale 32.500 denarë, TV21 vjen me analizë të forcës shpenzuese të banorëve.

Në rast se, një familje 4 anëtarëshe ka vetëm dy të punësuar të cilët marrin paga minimale, buxheti i tyre familjar arrin shumën e një page mesatare, por për ta mbushur shportën komsumatore atyre do tu nevojiteshin edhe 8500 denarë. Për blerjen e produkteve ushqimore bazë dhe për pagimin e faturave sipas llogarive si shembull janë marrë familjet ku njëri nga çifti bashkëshortor merr pagë minimale ndërsa tjetri pagë mesatare, prej të cilave u ngelen vetëm 50 euro si kursim. Më se miri kalojnë ato familje të cilat e arrijnë shumën mesataren të cilën e ka publikuar institucioni shtetëror, por më se rëndi kalojnë ato familje të cilat e kanë vetëm një të punësuar pa marrë parasysh se merr a merr më shumë ose më pakë se paga mesatare. 

Dy të punësuar me pagë minimale 24 000 denarë
Dy të punësuar, njëri me pagë mesatare tjetri me pagë minimale 36 000 denarë
Dy të punësuar  me pagë mesatare 48 000 denarë

Edhe më tutje llogaria e sindikalistëve tregon se buxheti familjar shpenzohet për fatura dhe për blerjen e ushqimit. Këto janë numrat për shpenzimet themelore të një familjeje 4 anëtrëshe.

“Llogaritjet  tregojnë se madje 13.500 denarë në muaj nevojiten për ushqim dhe pije, për fatura nevojiten rreth 10 mijë denarë, nga 2 mijë denarë për transport, higjienë, veshje të reja, një mijë denarë për të shkuar në manifestime të kulturës dhe rreth 500 denarë për mirëmbajtjen e shëndetin.”

Informacionin dhe pohimet e qeverisë se qytetarët tani fitojnë më shumë të holla  krahasuar me vitin e kaluar, ata i pranuan me befasi, ndërsa prapa kamerave me ironi na i treguan xhepat e tyre të zbrazur.

“Premtime, premtime, dhe në fund asgjë. Çmimet u rritën, shporta e konsumatorëve është shumë më e shtrenjtë në krahasim me vitin 2010.”

“Jeta është më e shtrenjtë (ndërsa si janë rrogat?), rrogat janë katastrofë, të tmerrshme.”

“Jam lodhur nga të dy palët, nuk kam çfarë të komentoj”, u shprehën disa qytetarë.

Derisa qytetarët mezi e mbijetojnë muajin dhe nga dita në ditë gjithnjë e më shumë po varfërohen, politikanët përpiqen që të përfitojnë pika politike në shpinën e të tjerëve, komentojnë ekspertët. Nga Instituti “Fajnans Tink” shprehën shqetësim për shkallën e varfërisë së qytetarëve.

“Tek qytetarët e varfër, ata të cilët perceptohen si të varfër, numri më i madh prej tyre ose 64% mendojnë se qeveria është përgjegjëse për gjendjen e tyre, ndërsa vetëm një pjesë e vogël e tyre mendojnë se ata personalisht janë përgjegjës për gjendjen në të cilën gjenden. Nga ana  tjetër tek te të pasurit, personat e pasur, arritjet e tyre i shohin si arritje personale ose të ndonjë anëtari të familjes së tyre dhe askush nuk mendon se qeveria është përgjegjëse për atë që ata janë të pasur”, tha Bllagica Petreski, nga Finance Think.

Qeveria deshi të lavdërohej se rroga e paguar për janar të këtij viti është rroga më e lartë që nga viti 2010 duke e përdorur të njëjtën retorikë të cilën e kritikonte ashpër para 10 viteve. Opozita mendon se nuk ka arsye për lavdërime për shkak se bëhet fjalë vetëm për metodën e llogaritjes së rrogave të cilën kjo qeveri e ka ndryshuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat