Procesi i denacionalizimit në Maqedoni zyrtarisht i përfunduar, numër i madh i lëndëve pa zgjidhje përfundimtare

Maqedonia

Procesi i denacionalizimit në Maqedoni zyrtarisht i përfunduar, numër i madh i lëndëve pa zgjidhje përfundimtare

Më: 1 prill 2018 Në ora: 09:55
Ilustrim

Procesi i denacionalizimit të pronës në Maqedoni ka përfunduar në vitin 2012. Janë zgjidhur mbi 30 mijë lëndë në të cilat janë kthyer pronat ose është bërë kompensim i vlerës së pronës.

Por, edhe pas përfundimit të këtij procesi, në procedurë janë të bllokuara shumë lëndë për kthim të pronës. Sipas të dhënave të shoqatës “Mandra” nga vitin 2014, të pazgjidhura janë mbi 7.000 lëndë, të cilat janë të ngatërruara në mes komisioneve të shkallës së parë dhe të dytë.

“Në vitin 2012, ministri i atëhershëm i financave, Zoran Stavrevski njoftoi se në Maqedoni është rrumbullakësuar procesi i denacionalizimit, ndërsa në vitin 2014 shpallet nurmi prej 7.334 lëndëve për denacionalizim. Gjendje të tilla kundërthënëse, jologjike janë të papranueshme në një shtet ligjor. Ligji për denacionalizim është pjesë e funksionimit të shtetit ligjor në Republikën e Maqedonisë dhe pjesë e proceseve demokratike në vend”, thotë Ljubica Georgieva, kryetare e shoqatës qytetare “Mandra”.

Në procesin ligjor të denacionalizimit gjithsej janë zgjidhur 30.744 lëndë, me të cilat janë kthyer prona ose janë paguar kompensime ndaj mbi 500 mijë qytetarëve të vendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat