Shekerinska: Investojmë në marrëdhënie të mira me të gjithë fqinjët, duke e përfshirë edhe Greqinë

Maqedonia

Shekerinska: Investojmë në marrëdhënie të mira me të gjithë fqinjët, duke e përfshirë edhe Greqinë

Më: 30 mars 2018 Në ora: 17:40
Radmilla Shekerinska

Në vijim janë bisedimet me Greqinë, dy ministrat janë në Vjenë, dëshirojmë të shpresojmë dhe do të bëjmë gjithçka që Maqedonia të jetë konstruktive dhe të japë kontribut ndaj procesit të suksesshëm, theksoi zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska

Ajo pas vizitës së Qendrës ushtarake-mjekësore tha se marrëdhëniet e mira me fqinjët janë çështje që ne duhet ta zgjidhim madje edhe pa këtë pa këtë pjesë të anëtarësimit në BE dhe në NATO.

“Investojmë në marrëdhënie të mira me të gjithë fqinjët, duke përfshirë edhe me Greqinë. Maqedonia deri më tani ka paguar çmim shumë të lartë të vetos greke në vitin 2008. Megjithatë, tani mendojmë se atë që e kemi mësuar gjatë këtyre 10 viteve duhet të na ndihmojë ta gjejmë zgjidhjen dhe mendojmë se edhe Greqia do të përfitojë nga anëtarësimi ynë në NATO dhe në BE dhe si fqinj të mirë duhet të japim mbështetje në momente të tilla”, shtoi Shekerinska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat