Ndryshimi i motit ndikon në shëndetin e pacientëve me sëmundje kronike dhe tek pacientët e tjerë

Maqedonia

Ndryshimi i motit ndikon në shëndetin e pacientëve me sëmundje kronike dhe tek pacientët e tjerë

Më: 22 mars 2018 Në ora: 14:23
Ilustrim

Ndryshime në tensionin e gjakut, kokëdhimbje, marramendje, qarkullim të keq në enët e gjakut…, gjatë këtyre ditëve kanë personat e sëmurë kronikë dhe pacientët e tjerë për shkak të dallimeve të mëdha të temperaturave.

“Gjatë ndryshimeve të tilla në pranverë dhe në vjeshtë, kur ka dallime të mëdha në temperatura, tek të rriturit dhe tek ata të cilët kanë sëmundje kronike nëse është çrregulluar qarkullimi atëherë edhe pacientët kanë ushtimë të veshëve, zakonisht me marramendje, kokëdhimbje…”, deklaroi për MIA-n kryetarja e Shoqatës së Mjekëve privatë të Republikës së Maqedonisë, Lilija Çollakova Dervishova.

Ajo theksoi se apelojnë si profesionistë çdo pacient i cili ka vështirësi, marramendje, baraspeshë të çrregulluar, ushtimë të veshëve, disa ndryshime të tjera në trup të drejtohen tek mjekët amë, që t’u jepet terapi përkatëse.

“Gjatë ndryshimit të motit zakonisht në Ndihmën Mjekësore Urgjente paraqiten persona të cilët kanë marramendje, përzierje në stomak, tension të ulur apo të rritur të gjakut, përkeqësime. Numri i thirrjeve në Ndihmën Urgjente Mjekësore këto ditë nuk është rritur. Gjatë çdo ndryshimi të motit simptomat të cilat paraqiten tek pacientët janë identike. Ata duhet të marrin terapi të rregullt”, deklaroi për MIA-n, Vesna Nedellkovska nga Ndihma Urgjente Mjekësore.

Shtoi se kanë intervenuar në qindra raste, ndërsa këshilla përmes telefonit kanë marrë 50-të persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat