Djaloshi në këtë fotografi të shkrepur nga fotografi i Yeni Balkan është vëllau i Almir Aliut.
Ai nuk ka mundur t’i mbajë lotët në protestën para qeverisë si nga dhimbja për vëllaun, poashtu edhe nga emocionet nga prezenca e madhe e protestuesve.
Zyrtarisht, sipas policisë në protestën e sotme kanë marrë pjesë 7.000 protestues, kurse nga Këshilli organizativ thonë se numri i protestuesve ka qenë mbi 10 mijë.