BDI: Të adresohen shqetësimet për rastin “Almiri”

Maqedonia

BDI: Të adresohen shqetësimet për rastin “Almiri”

Më: 17 mars 2018 Në ora: 09:12
BDI

Në një njoftim të BDI-së thuhet se në mbledhjen e sotme të kryesisë është diskutuar mbi rastin e procesit gjyqësor për vrasjen e Almirit. “Shprehim shqetësimin e thellë se në vetë radhët e Prokuroreve ka pasur dallime sa i përket vendimit për të rikualifikuar veprën nga vrasje në vepër tjetër penale dhe kërkojmë adresim të menjëhershëm të shqetësimeve tona dhe të shoqërisë në përgjithësi.

Në vazhdën e reformave te paralajmëruara për reformim të sistemit gjyqësor vlerësojmë se ky veprim nuk kontribuon në këtë drejtim pa mos dashur të përzihemi dhe predikojmë në mënyrën e leximit te fakteve”.

Zëdhënësi i partisë Bujar Osmani tha pas mbledhjes së kryesisë se në rast se ka shkelje të ligjit në lëndën e Almirit, me këtë rast duhet të merret Ministria e Drejtësisë. Nga ana tjetër Osmani tha se në mbledhjen e kryesisë nuk është diskutuar për rikonstruktimin e Qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat