“Dje ishte ditë zhgënjyese sepse pamë ngjarje për të cilat menduam se tashmë ua kemi kthyer shpinën, se nuk ka pasur aspak konsensus për procedurën për miratimin e ligjit dhe nuk ka pasur diskutim civilizues për temat në interes të qytetarëve”, kështu është shprehur sot ambasadori i Francës në Maqedoni, Kristian Timonie, duke komentuar miratimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve.
Ambasadori Timonie nuk dëshiron të gjykojë por thotë se “atë çfarë e pamë tregon gjithçka”.
Në këtë situatë, Kristian Timonie shpreh dilemën se a do të realizohen rekomandimet e dala nga Raporti i Pribesë.
“Në periudhën kur vendet anëtarë të BE-së duhet të deklarohen për rekomandimin për bisedime, veçanërisht për rekomandimet e realizuara, parashtrohet pyetja se a do të realizohet shpejtë agjenda e Pribesë dhe formalisht të hapet çështja për respektim të Kriterit të Kopenhagës. Bashkimi Evropian mund të integrojë vetëm demokraci funksionale”, tha Timonie.