Nikollovski: Pjesa më e madhe e miellit serb do të kontrollohet në Maqedoni

Maqedonia

Nikollovski: Pjesa më e madhe e miellit serb do të kontrollohet në Maqedoni

Më: 9 mars 2018 Në ora: 17:15
Ljupço Nikollovski

“Për importin e 95 për qind të miellit serb në Maqedoni, masat kontrolluese do të kryhen tek ne nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari”, tha sot ministri i bujqësisë, Ljupço Nikollovski.

Ai thekson se opinioni duhet të jetë i informuar për marrëveshjen që është arritur me nënkryetarin e Qeverisë së Serbisë, Rasim Ljaiq.

Nikollovski gjithashtu tha se me Serbinë do të zgjidhen e dhe çështjet tjera në fushën e bashkëpunimit ekonomik dhe se më 15 mars në Beograd do të krijohet Komiteti i Përzier për bashkëpunim mes Maqedonisë dhe Serbisë.

Në pyetjen se cilat për prodhime të Maqedonisë, Serbia kërkon të paguhen dogana dhe vendos barriera për eksport, Nikollovski tha se problemi është me orizin, ujin dhe pijet alkoolike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat