Qeveria dhe opozita në Greqi përplasen për emrin

Maqedonia

Qeveria dhe opozita në Greqi përplasen për emrin

Më: 6 mars 2018 Në ora: 16:43
Flamuri i Greqise

Vazhdojnë përplasjet mes pozitës dhe opozitës greke rreth kontestit të emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë.

Gjatë një debati televiziv në ERT, zëdhënënësi i Qeverisë greke, Dimitris Canakopulos dhe nënkryetari i partisë opozitare Demokraci e Re, Kostis Hacidakis, kanë shkëmbyer akuza të ndërsjella për qëndrimet e qeverisë dhe Demokracisë së Re rreth këtij kontesti. Canakopulos sqaroi se duhen ndryshime në Kushtetutën e Maqedonisë, sepse në të ardhmen “Gjykata Kushtetuese e vendit fqinj mund të vendos se Zaevi nuk ka pasur kompetencë ta nënshkruajë marrëveshjen konkrete”, dhe prandaj për Athinën “mënyra e vetme të zgjidhet çështja lidhur me emrin është të ketë ndryshime përmes Kushtetutës”.

“Për emër të përbërë erga omnes, për përdorim të përgjithshëm, në çdo rast parakusht është rishikimi i Kushtetutës, të paktën lidhur me çështjen me emrin kushtetues. Sipas kësaj, çështja për ndryshimin e Kushtetutës gjithsesi se hyn, të paktën në këtë nivel. Punët tjera do të bisedohen edhe në nivel teknik për atë sa mund të ekzistojnë interpretime të Kushtetutës të vendit fqinj i cili mund të karakterizohet si irredentiste, por kjo çështje është e lidhur me interpretimin. Është e sigurt se emri kushtetues duhet të vlejë që të mund të vlejë kushti për erga omnes”, ka thënë zëdhënësi i Qeverisë së Greqisë, Dimitris Canakopulos.

Canakapolus ka pyetur nënkryetarin e partisë opozitare, të sqarojë në cilën pjesë nuk dakordohet me qëndrimet e Qeverisë, për thelbin apo për pjesën procedurale. Ndërsa, Hacidakis tha se duhet të ekzistojë zgjidhje korrekte dhe e qëndrueshme, e pranuar nga Greqia. Sipas tij, irredentizmi dhe Kushtetuta janë më të rëndësishme se emri.

“Micotakis tha: duam pako me zgjidhje që do të fillojë nga Kushtetuta, nga irredentizmi, nuk pranojmë komb maqedonas. Këto janë prioritetet tona. Cili është thelbi? Cili është qëndrimi i Qeverisë? Që të përgjigjemi për thelbin: filluat nga emri, për atë e quajtët problem me emrin, gjegjësisht vetëm emri dhe çdo ditë pas reagimeve që dolën shtoni edhe nga një pjesë dhe afroheni në qëndrimet e Demokracisë së Re. Në mënyrë shtesë u përkujtuat në të gjitha çështjet e tjera”, ka thënë nënkryetari i partisë Neo Demokratia, Kostis Hacidakis. 

Sa i përket draftmarrëveshjes, Canakopulos tha se ajo është akoma në fazë të përpunimit nga ana greke, ndërsa për dorëzimin e saj në Maqedoni, zyrtarisht do të kumtohet nga MPJ-ja greke.

Ndërkohë, ish shefja e diplomacisë greke, Dora Bakojani, deklaroi në intervistë në një radio greke se çdo ditë e më shumë po zvogëlohen perspektivat për zgjidhje serioze të çështjes së emrit. Sipas Bakojanit, Qeveria greke ka pasur mundësi të vërtetë për të zgjidhur kontestin, por me mënyrën me të cilën ka udhëhequr me çështjen tani po çon në “qorrsokak”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat