Zgjedhjet e parakohëshme parlamentare të pashmangshme, në pako me presidencialet

Maqedonia

Zgjedhjet e parakohëshme parlamentare të pashmangshme, në pako me presidencialet

Më: 5 mars 2018 Në ora: 15:00
Ilustrim

Procesi i bisedimeve për zgjidhjen e kontestit të emrit që ka Maqedonia me Greqinë, ka hyrë në fazën më të vështirë pas qëndrimit të fortë të palës greke, e cila kërkon që zgjidhja të përfshijë jo vetëm ndërrimin e emrit të shtetit, për përdorim të brendshëm dhe jashtëm, por edhe ndryshimin e Kushtetutës, që nënkupton edhe një formulim të ri për identitetin, gjuhën dhe çështje tjera. 

Për këtë edhe kryeministri i Maqedonisë po kërkon konsensus kombëtar në zgjidhjen e kësaj çështje. Lidhur me emrin dje kryeministri Zaev realizoi takim edhe me liderin e partisë më të madhe opozitare në vend, Hristijan Mickoski. 

Në këtë takim përveç emrit, u arrit marrëveshje që kryetari i ri i Komisionit Shtetërorë Zgjedhor t’i takon VMRO-DPMNE-së. Por a nënkutpon kjo se elita politike në vend po përgatitet për zgjedhje të parakohëshme parlamentare për të krijuar një shumicë më stabile se sa kjo e tanishmja? Qeveria me këtë shumicë të brishtë shumë vështirë po aprovon ligjet, shprehen analistët. Sipas tyre me shumë mundësi Maqedonia do të shkon në zgjedhje të reja parlamentare. 

Analisti politik Selim Ibraimi për Zhurnal ka deklaruar se për zgjedhje të parakohëshme si duket janë të gjitha partitë, pasi vështirë se ligjet aprovohen me këtë shumicë të dobtë parlamentare. Ibraimi është decid ku thotë se Maqedonisë i duhet Qeveri stabile me shumicë tjetër parlamentare.  

“Psh.për ndryshimet kushtetuese që i kërkon Greqia duhet mbi 80 deputetë të votojnë. Me zgjedhjet e parakohëshme do të sigurohet një stabilitet i ri në koalicionet qeveritare. BDI dëshiron të rrisë fuqinë, ASH po ashtu është duke kërkuar zgjedhje të reja. Megjithatë emri i vendit mund të nxjerrë forca të reja politike me mundësi që figura tjera politike të formojnë qeveri. Në rast se zgjidhja e problemit me Greqinë do të quhet "tradhëti kombëtare" atëherë edhe rezultati zgjedhor do ishte më ndryshe. Përfundimisht Maqedonisë i duhet qeveri stabile dhe shumicë tjetër parlamentare”, ka deklaruar për Zhurnal, analisti politik Selim Ibraimi.

Nga ana tjetër opinionisti Nazer Pajaziti për Zhurnal vlerson se zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë të pashmangshme në pako me ato presidenciale gjatë 2019. Sipas tij  këtë e ka të qartë edhe Zaev i cili po kalkulon tërë kohën me numra deputetësh, por që nuk po i sigurojnë maxhorancë stabile. 

“Por ajo që është më evidente loja e Zaevit para këtyre zgjedhjeve për të minuar opozitën shqiptare, duke i joshur me kockën e pushtetit. Kjo strategji ka si qëllim që këto pak parti opozitare ti zhveshë dhe ti sjellë në një situatë që votuesit e tyre të pashpresë dhe të hutuar të shkojnë në konton e LSDM-së. Ëshë mëse e qartë se edhe roli i këtyre partive në Qeveri do të jetë vetëm joshje dhe rehatim të disa individëve për poste dhe asgjë më tepër. Në fund këto parti do të përfundojnë në koalicionin e gjerë të bllokut socialdemokrat, ku janë turqit, romët, serbët dhe tjerët. Kjo kartë do të luhet edhe me kandidatin koncensual për president. Zaevi si argument për zgjedhje ka edhe situatën e mungesës së konsolidimit të plotë të VMRO-DPMNE-së, ku janë në sipërfaqe [arje të reja dhe që nuk do të lejojë kohë që Mickoskit ti bashkëngjiten Georgievski dhe Boshkoski”, ka deklaruar për Zhurnal, opinionisti Nazer Pajaziti.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat