Gjendja e komunikacionit këtë mëngjes në Maqedoni

Maqedonia

Gjendja e komunikacionit këtë mëngjes në Maqedoni

Më: 28 shkurt 2018 Në ora: 09:09
Ilustrim

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimri, pra në korsi të lagështa dhe me prani të borës.

Në Pletvar është ulur dukshmëri në 50 metër për shkak të pranisë së mjegullës.

Të reshura të borës ka në Mavrovë, Smojmirovë, Strazhë dhe Gjavatë. Ndalesa për automjetet e rënda është hequr për në Bukovë dhe Gjavatë.

Ende është në fuqi ndalesa për automjetet e rënda në rrugën Mavrovë-Dibër, Kërçovë-Presekë-Ohër, Gostivar-Strazhë-Kërçovë dhe Strugë-Qafëthanë.

Shoferët të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes dhe të respektojnë sinjalistikën.

Intensiteti i komunikacionit jashtë qyteteve është mesatar, kurse në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje-dalje nga Maqedonia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat