Ivanov në takim me Juncker: Perspektiva evropiane është qëllimi më i lartë strategjik

Maqedonia

Ivanov në takim me Juncker: Perspektiva evropiane është qëllimi më i lartë strategjik

Më: 25 shkurt 2018 Në ora: 19:20
Ivanov në takim me Juncker

Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov sot u takua me presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, i cili ishte në një vizitë në Shkup, duke shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen dhe perspektivën evropiane të vendit.

Në takim, siç u njoftua nga Kabineti i Presidentit, u diskutua për situatën aktuale politike të Maqedonisë, për procesin e integrimit euroatlantik, si dhe sfidat me të cilat ballafaqohet rajoni dhe Bashkimi Evropian.

“Presidenti Ivanov shprehi mirënjohje për mbështetjen e Junckerit për perspektivën evropiane të Maqedonisë, e cila është qëllimi strategjik i politikës së jashtme, si dhe angazhimi i tij për të forcuar angazhimin evropian si një investim në në Evropë, të fortë dhe të bashkuar”, thonë nga Kabineti i Presidentit.

“Jam mirënjohës për gadishmërinë e Komisionit Evropian, për ripërtërirjen e rekomandimit në bazë të krieterëve të përmbushura nga ana jonë”, deklaroi Ivanov.

Ai shtoi se zhbllokimi i proceseve të integrimit, do të ndikoj pozitivisht në proceset reformuese dhe gjithë situatën socio-politike në Maqedoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat