Pavlopoulos kërkon ndryshime kushtetuese në Maqedoni për çështjen e emrit - Bota Sot
Pavlopoulos kërkon ndryshime kushtetuese në Maqedoni për çështjen e emrit

Maqedonia

E mërkurë, 20 qershor 2018

Pavlopoulos kërkon ndryshime kushtetuese në Maqedoni për çështjen e emrit

Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 15:52
Prokopis Pavlopoulos

Ndryshimin e Kushtetutës dhe gjetjen e një emri në të cilin nuk do të ketë gjurmë të irredentizmit në drejtim të kufijve, nacionalitetit dhe gjuhës, janë parakushte të cilat Maqedonia duhet t’i plotësojë nëse dëshiron që të integrohet në NATO dhe në Bashkimin Evropian, konsideron presidenti i Greqisë, Prokopis Pavlopoulos.

Pavlopulos, në fillim të takimit me presidentin irlandez, Michael Higgins, foli për çështjet kombëtare të Greqisë, për Qipron, Turqinë dhe Maqedoninë.

Siç raporton korrespondenti i AIM-s nga Athina, kryetari i Greqisë përsëri tha se emri aktual i vendit tonë, “reflekton irredentizëm, brutalisht e kopjon historinë, ka rrënjë irredentiste dhe për atë arsye e shkel legjislacionin evropian”.

“Ekziston një mënyrë për Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë për të ecur para drejt NATO-s dhe BE-s. Së pari, paraprakisht të ndryshojë Kushtetutën. Së dyti, cilindo emër që ta zgjedhë, të mos ketë asnjë gjurmë të irredentizmit. Si në aspektin e kufirit, si në aspektin e nacionalitetit, gjuhës”, tha Pavlopulos në takimin me homologun irlandez Higins.

Presidenti grek homologut të tij i sqaroi se Maqedonia, së pari “duhet të harmonizohet me të drejtën ndërkombëtare, legjislacionin evropian dhe historinë”, ndërsa më tej të fitojë mbështetje nga Greqia për procesin euro-atlantik.

“Më vjen mirë që Jean-Claude Juncker para disa ditësh, theksoi diçka që është e qartë për çdo shtet – kandidat për anëtarësim në Unionin Evropian. Së pari, i zgjidh problemet, pastaj hyn në Bashkimin Evropian. Nuk mundet që BE-ja të bëhet shfaqje teatrale për zgjidhjen e dallimeve, veçanërisht për dallime që janë në fantazmën e disave”, shtoi kryetari i Greqisë.

Porosi identike deri tek Maqedonia, me deklaratë identike, Pavlopoulos dërgoi nga vizita e tij në qytetin grek të Janinës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test