Zhbogar për vizitë në Dibër

Maqedonia

Zhbogar për vizitë në Dibër

Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 10:28
Samuel Zhbogar

Shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian në Shkup, ambasadori Samuel Zhbogar sot do ta vizitojë Dibrën si pjesë e fushatës “BE-ja për ty”.

Fushata ka për qëllim rritjen e vetëdijes dhe të informohet opinioni për ndihmën e BE-së për vendin.

Në Dibër, ambasadori do ta vizitojë Qendrën për Punës Sociale, rrugën e sapondërtuar deri në Banjishte dhe shtegun për këmbësorë përgjatë liqenit të Dibrës, për të cilët u mor ndihmë nga Bashkimi Evropian, kumtoi Zyra e BE-së në Shkup.Dibra është një prej 18-të komunave në mbarë vendin të cilët marrin mjete nga BE-ja për adaptim dhe modernizim të qendrave për punë sociale. Qëllimi kryesor i këtij projekti ishte të përmirësohen kushtet e punës dhe cilësia e shërbimeve për qytetarët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat