Bakoyannis: Kërkojmë një zgjidhje të pranueshme për bashkësinë ndërkombëtare

Maqedonia

Bakoyannis: Kërkojmë një zgjidhje të pranueshme për bashkësinë ndërkombëtare

Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 15:27
Ish-ministresha për punë të jashtme të Greqisë, Dora Bakoyannis

Ish-ministresha për punë të jashtme të Greqisë, Dora Bakoyannis ka deklaruar se për çështjen e emrit kërkohet një zgjidhje që do të jetë e pranueshme për tërë bashkësinë ndërkombëtare dhe për vendet që në marrëdhëniet dypalëshe përdorin emrin “Maqedonia”.

Në intervistën e saj për “Sky”, Bakoyannis thotë se kërkohet një zgjidhje që do ta detyrojë bashkësinë ndërkombëtare të përdor emër që nuk do të jetë irredentis.

Ajo propozon që zgjidhja të mos jetë zgjidhje në etapa, por zgjidhje në paket, duke shtuar se do të ishte gabim vdekjeprurës nëse ndodh e kundërta.

Deputetja e “Nea Democratia” njiherit e kritikoi Qeverinë greke për mosinformim të opozitës për rrjedhën e bisedimeve, duke e konsideruar si diçka nënçmuese, pasi që, siç thotë, për bisedimet informohet nga deklaratat e Zaevit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat