Radev: Një emër për Maqedoninë që nuk përfshin territore të Bullgarisë

Maqedonia

Radev: Një emër për Maqedoninë që nuk përfshin territore të Bullgarisë

Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 14:47
Rumen Radev

Kryetari i Bullgarisë Rumen Radev ka realizuar një takim me homologun e tij të Maqedonisë, Gjorge Ivanov, me të cilin kanë mbajtur një konferencë të përbashkët shtypi.

Sipas tij, Sofja mbështet zgjidhjen e çështjes së emrit ndërmjet Shkupit dhe Athinës, por që nuk do të përfshij pjesë territoriale të Bullgarisë dhe nuk do të prekë në palë të treta.

Radev theksoi se pozicioni bullgar është i qartë, që zgjidhja të mos përmbaj përcaktim territorial që përfshinë pjesë të Bullgarisë.

Ai beson se do të gjendet një zgjidhje e pranueshme nga të dyja palët, dhe që nuk do të prekë palë të treta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat