Tsipras: Përveç emrit, duhet të ndryshojë edhe Kushtetuta e Maqedonisë

Maqedonia

Tsipras: Përveç emrit, duhet të ndryshojë edhe Kushtetuta e Maqedonisë

Më: 12 shkurt 2018 Në ora: 14:51
Kryeministri grek, Alexis Tsipras

Kryeministri grek, Alexis Tsipras është cituar të ketë thënë se për zgjidhjen e çështjes së emrit duhet të arrihet një marrëveshje për një emër të përbërë për të gjitha përdorimet, kurse parakusht është edhe ndryshimi i Kushtetutës.

Ai ka thënë se nuk mund të ketë dy përdorime, një për jashtë dhe një tjetër për në Kushtetutë, por duhet të tërhiqet gjithçka që hedh dyshime për irredentizëm.

Në takimin me grupin parlametar Syriza, Tsipras bëri të ditur se Qeveria greke ka marrë përsipër ta mbyll këtë çështje, me dinjitet dhe përgjegjësi patriotike.

Tsipras ka theksuar se me ndryshimin e emrit të aeroportit është bërë hap përpara, pas takimit në Davos, duke shtuar se nuk do të ketë bisedime të lehta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat