Aksident në rrugën Rosoman-Prilep, ndërpritet komunikacioni

Maqedonia

Aksident në rrugën Rosoman-Prilep, ndërpritet komunikacioni

Më: 10 shkurt 2018 Në ora: 12:22
Foto ilustrim

Për shkak të një aksidenti në rrugën Rosoman-Prilep, prej orës 10:45 komunikacioni është ndërprerë në të dy korsitë, njofton LAMM.

Për momentin nuk ka informacione tjera rreth aksidentit, nëse ka të lënduar ose të vdekur.

Ndërsa komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në korsi të thata, ndërsa në vendet më të larta ka rrugë të lagura.

Borë me intenzitet të dobët bie në Kodrën e Diellit, Mavrovë, Strazhë, Presekë dhe Gjavato, e cila për momentin nuk pengon në zhvillimin normal të komunikacionit.

Prej orës 09:00 ka ndalesë për lëvizje të makinave ngarkuese në drejtimin rrugor Mavrovë-Dibër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat