Komuna e Tearcës, asnjë pagesë e kryer për antarët e Komisionit komunal zgjedhor

Maqedonia

Komuna e Tearcës, asnjë pagesë e kryer për antarët e Komisionit komunal zgjedhor

Më: 7 shkurt 2018 Në ora: 18:40
ilustrim

Anëtarëve nga Komisioni komunal zgjedhor në Komunën e Tearcës nuk u është bërë pagesa për angazhimin e tyre në zgjedhjet lokale të mbajtura në tetor të vitit të kaluar.

Këtë gjë e kanë lajmëruar anëtarët e Komisionit komunal zgjedhor, të cilët thonë se kjo sjellje nga ana e autoriteteve komunale është fyese dhe tregon papërgjegjshmëri.

“Vlerësoj se sjellja e këtillë e autoriteteve komunale , siç është rasti me mospagesën për dy rrethet zgjedhore e njerëzve që praktikisht kanë realizuar procesin zgjedhor me profesionalizëm është e papërgjegjshme dhe fyese”, thotë njëri nga anëtarët e Komisionit komunal zgjedhor në Komunën e Tearcës.

Nga ana tjetër nga Komisioni komunal zgjedhor, pranojnë se nuk është kryer pagesa dhe si shkaktar thonë se është moskonstituimi i Këshillit komunal, i cili duhet që të miratojë rebalancin e buxhetit.

“Problemi qëndron se akoma nuk është konstituuar Këshilli komunal dhe ka pasur probleme në rebalancin e buxhetit”, deklaroi për TetovaPress, Husein Huseini, kryetar i Komisionit komunal zgjedhor në Komunën e Tearcës.

Por, kjo gjë sipas anëtarët e Komisionit komunal zgjedhor në Komunën e Tearcës, nuk mban, pasi ka edhe komuna tjera ku këshillat komunal nuk janë konstituuar, por pagesat tash më janë bërë.

“Një gjë e tillë nuk qëndron dhe është tepër fyese, pasi ka edhe komua tjera ku këshillat komunal nuk janë konstituar por pagesat për angazhimin në procesin zgjedhoj janë bërë, rasti i tillë është edhe Komuna e Tetovës”, thonë anëtarët e Komisionit komunal zgjedhor në Komunën e Tearcës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat