Nimic: Nuk janë të gjithë të gëzuar me idetë e mia për emrin

Maqedonia

Nimic: Nuk janë të gjithë të gëzuar me idetë e mia për emrin

Më: 3 shkurt 2018 Në ora: 11:41
Nimic

Ndërmjetësuesi i Kombeve të Bashkuara për çështjen e emrin mes Maqedonisë dhe Greqisë, në një intervistë për “360 Gradë” në TV Alsat, tha se edhe në Shkup edhe në Athinë, nuk janë të gjithë të gëzuar me idetë e tij për zgjidhjen e çështjes së emrit, por qëllimi i tyre ka qenë që të jenë sugjerime në të dyja palët që të afrohet pozitat e tyre.

“Dhashë disa sugjerime dhe i dëgjoj pozitat e të dyja palëve. Mendoj se tani do të përpiqem të “mbledh” diçka nga e ofruara. Por, gjithashtu, të dy ministrat e Punëve të Jashtme kanë dialog, mirë njihen dhe mendoj se ata janë njerëz, në fund varet nga të dy qeveritë nëse do të merren vesh për zgjidhje”, ka theksuar Nimic.

Ai shtoi se përfundimisht kjo është mundësi historike për zgjedhjen e emrit.

Ndryshe së fundmi, Nimic ishte në takime për çështjen e emrit në Shkup dhe Athinë me krereët shtetëror të të dyja palëve. Nimic pas takimit me shefin e diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov në Shkup tha se është optimist se mund të gjendet zgjidhje për kontestin e cila nuk do të rrezikonte identitetin e maqedonasve madje dhe do ta mbronte atë. Ai u shpreh se populli maqedonas nuk duhet të brengoset për “humbjen” e gjuhës dhe identitetin e tyre nëse arrihet marrëveshje me Greqinë.

Ai tha se në përgjithësi procesi po shkon përpara në të dyja vendet për të arritur një zgjidhje të problemit. Ka dallime në qëndrime por, sipas tij, ato mund të tejkalohen sepse siç përsëriti sërish, tani është koha e duhur për t’i lënë këto çështje pas dhe të dyja vendet të përparojnë.

Nga ana tjetër, Dimitrov tha se çështja e emrit është “e shenjtë” për popullin maqedonas dhe andaj ndiqet me shumë vëmendje dhe brengosje. Ai tha se në asnjë mënyrë nuk negociohet për identitetin e vendit dhe se për këtë as që do të negociohet ndonjëherë sepse Qeveria absolutisht nuk do të kishte negociuuar për këtë dhe nuk do të kishte zgjidhje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat