Deputeti i OBRM-PDUKM-së, Ilija Dimovski, sot në konferencë për shtyp në Kuvendin e Maqedonisë deklaroi se për Ligjin e gjuhëve nuk janë bërë konsultime me ekspertët, as me shoqatat e bashkësive më të vogla etnike.
Ai në konferencë gjithashtu tha se ligjit i është vendosur flamuri evropian, me qëllim që të kufizohet diskutimi.
“Qëllimi jonë është që ligji të bllokohet në një fazë të caktuar, që të kyçen gjithë faktorët në sjelljen e tij. Frikësohemi që ligji do të gjenerojë krizë në të ardhmen. LSDM dhe BDI kanë hapësirë që të kontrollojnë ligjin, me partitë, ekspertët dhe fakultetet”, tha Dimovski.
Ai tha se prania e opozitës në Kuvend është e lidhur vetëm me Ligjin për gjuhët.