Maqedonia nuk i shfrytëzon paratë evropiane për turizëm

Maqedonia

Maqedonia nuk i shfrytëzon paratë evropiane për turizëm

Më: 27 janar 2018 Në ora: 16:16
Ilustrim

Ekspertët konsiderojnë se Maqedonia i shfrytëzon me vështirësi paratë evropiane të dedikuara për mbështetjen dhe zhvillimin e turizmit.

Deri tani nuk ka të dhëna të sakta se sa mjete janë shfrytëzuar në vitet e kaluara, ndërsa sipas profesorit të Fakultetit të Turizmit në Ohër, Naume Marinoski, rajoni rreth Liqenit të Ohrit në periudhën e ardhshme duhet të zhvillohet në mënyrë më intensive.

“Maqedonia është njëra prej vendeve që i shfrytëzonte shumë vështirë IPA fondet. Shpresoj se gjatë periudhës së ardhshme do të thjeshtësohet procedura për marrjen e garantëve që hapen gjerësisht. Ne duhet doemos t’i përcaktojmë në mënyrë parimore bartësit e politikës turistike dhe bartësit e ekonomisë turistike – Naume Marinoski, profesor i Fakultetit të Turizmit.

Përmes projektit për konkurrencë rajonale dhe lokale në të cilin hyjnë projekte edhe nga fusha e turizmit, në dispozicion janë 24 milionë euro.

“Është i dedikuar për të gjithë faktorët nga fusha e turizmit që drejtpërdrejt do të ndikojnë në përmirësimin dhe avancimin e kapaciteteve. Kjo do të thotë investim në pjesën e infrastrukturës me qëllim të përmirësimit të qasjes deri te atraksionet, infrastrukturë e përgjithshme për përmirësimin e përshtypjes së përgjithshme të turistit, investim në produkte ose shërbime të reja dhe të përmirësuara, vendosje të produkteve inovative dhe zgjerim të shërbimit momental – tha Marija Blazh, specialiste për zhvillim të turizmit.

Blazh shprehet se janë lehtësuar tashmë mënyra e aplikimit. Nga thirrja e parë tashmë kanë rezultuar 147 projekte.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat