Boshnjakovski: Nuk është koha për ankand për emrat potencial

Maqedonia

Boshnjakovski: Nuk është koha për ankand për emrat potencial

Më: 5 janar 2018 Në ora: 14:17
Mile Boshnjakovski

“Nuk po bisedohet për emër potencial. Po ndërtohet besimi mes dy qeverive, moment i ri i miqësisë”, tha sot në konferencë për shtyp zëdhënësi i qeverisë, Mile Boshnjakovski, lidhur me bisedimet mes Shkupit dhe Athinës për zgjidhjen e çështjes për emrin.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri, Boshnjakovski potencoi se qëllimi është zgjidhja të arrihet në interes të të gjithëve.

“Negociatat po zhvillohen nën patronatin e Kombeve të Bashkuara, me ndërmjetësim të Methew Nimetz. Procesi është publik dhe transparent. Gjithnjë derisa nuk ka diçka konkrete dhe specifike, nuk do të nxjerrim në ankand emra potencial”, theksoi Boshnjakovski.

Ai shtoi se qeveria në mënyrë të hapur dhe të qartë qëndron në pozitën se nuk ka paragjykime të bisedojë për të gjitha çështjet dhe zgjidhjet të cilat do të thonë avancim të marrëdhënieve mes Maqedonisë dhe Greqisë dhe të cilat janë në interes të qytetarëve.

Këtë përgjigje Boshnjakovski e dha edhe në pyetjen nëse po bisedohet për ndryshim të mundshëm të emrave të aeroportit të Shkupit dhe autostradës “Aleksandri i Madh”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat