Maqedoni, do të përmirësohet kontrolli i importit paralel të ilaçeve

Maqedonia

Maqedoni, do të përmirësohet kontrolli i importit paralel të ilaçeve

Më: 5 janar 2018 Në ora: 09:27
Ilustrim

Qeveria e Maqedonisë dje ka rishikuar dhe vërtetuar tekstin e ri të propozim-ligjit për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për ilaçe dhe mjete mjekësore, me vendim që ta dorëzojë në Kuvendin e Maqedonisë.

Me vendimin e propozuar tregtarët detyrohen të sigurojnë dokumentacione më të gjëra në lidhje me cilësinë e ilaçeve, të cilat janë lëndë e importit paralel.

Shtesë në këtë propozim-ligj precizohet mënyra e dhënies së miratimeve për import paralel në kuptim të vërtetimit të kritereve dhe sigurimit të certifikatave për cilësinë e ilaçeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat