Mickoski: Jemi kundër ndryshimit të emrit të Maqedonisë

Maqedonia

Mickoski: Jemi kundër ndryshimit të emrit të Maqedonisë

Më: 5 janar 2018 Në ora: 09:26
Hristijan Mickoski

Lideri i ri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski e ka rikonfirmuar qëndrimin e partisë së tij për çështjen e emrit të vendit.

Ai ka bërë të ditur se qëndrimi personal i tij dhe i partisë është kundër ndryshimit të Kushtetutës, respektivisht kundër ndryshimit të emrit të vendit.

Sipas tij, OBRM-PDUKM-ja është jashtë procesit të zgjidhjes së kësaj çështje pasi që askush nuk i ka ftuar që të jenë pjesë e procesit, dhe se nuk ka të dhëna se çfarë ndodhë, as zyrtarisht, e as jozyrtarisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat