Maqedonia këtë vit do të harxhojë më shumë energji se vitin e kaluar

Maqedonia

Maqedonia këtë vit do të harxhojë më shumë energji se vitin e kaluar

Më: 2 janar 2018 Në ora: 08:36
Ilustrim

Maqedonia gjatë këtij viti do të harxhojë 2.7 për qind më shumë energji finale se vitin e kaluar, parashikon bilanci energjetik për vitin 2018. Pjesëmarrje më të made në energjinë e harxhuar do të kenë produktet e naftës me 51.5 për qind, me ç’rast do të pasojë energjia elektrike me 28, biomasa me 10.5 dhe thëngjili me 5.3 për qind.

Siç u theksua në seancën e Asociacionit Energjetik të Maqedonisë (AEM) në të cilën u shqyrtua bilanci energjetik, 39 për qind të konsumit të përgjithshëm të energjisë finale do ta absorbojë komunikacioni, 27 për qind industria, 26 për qind amvisëritë, 5 për qind sektori komercial dhe ai shërbyes dhe 1 për qind bujqësia.

Prodhimtaria e energjisë elektrike parashihet të jetë 5.766 gigavat orë, ose për tre për qind më shumë se në vitin 2017.

Nevojat e parapara të energjisë për vitin 2018 janë për 2 për qind më të ulëta në raport me vitin 2017. Në krahasim me vitin e kaluar rritje më të madhe vërehet tek gazi natyror prej 14 për qind, si rezultat i paralajmërimeve për prodhimin e rritur të “TE-TO”.

Në vitin 2018 parashihet produktet e naftës të marrin pjesë me 39 për qind të konsumit, thëngjillit me 31 për qind, biomasa me 8, gazi natyror me 9, hidroenergjia me 4, ndërsa e erës, ajo gjeotermale, biogazi dhe energjia solare me mbi zero. Importi neto i energjisë elektrike do të merr pjesë me 8 për qind.

Bilanci energjetik është dokument planor indikativc në të cilin paraqiten nevojat e sasive të përgjithshme të energjisë dhe të llojeve të caktuara të energjisë në vend dhe mundësitë për sigurimin e tyre me prodhimin e kapaciteteve vendore dhe të importit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat