Kallëzim penal për ish ministren e Kulturës në Maqedoni

Maqedonia

Kallëzim penal për ish ministren e Kulturës në Maqedoni

Më: 28 dhjetor 2017 Në ora: 15:31
Ilustrim

Policia financiare e Maqedonisë ka sjell kallëzime penale për ish ministren e Kulturës Eilizabeta Kançevska Mileva, zëvendësin e saj Dragan Nedelkoviq dhe ndaj Gj.T, këshilltar shtetëror për pyetje financiare dhe udhëheqës i sektorit të financave në Ministrinë e Kulturës.

Ato akuzohen në veprën penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare” dhe dëmtimi buxhetit të shtetit me vlerë prej mbi 2 milion euro.

Më herët Drejtoria e Policisë Financiare kallëzime penale paraqiti edhe për dy ish drejtorë të Agjencisë së Filmave.

Bëhet fjalë për personin me iniciale D.B drejtor gjatë periudhës nga 25 dhjetori i 2008-tës deri më 3 nëntor të 2015-tës dhe M.GJ.I drejtor nga 3 nëntori i 2015-tës deri në 3 gusht të 2017-tës.

Kallëzim penal u paraqit edhe ndaj kryetarit D.D, të Bordit Drejtues të Agjencisë së filmit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat