FRODEM: Disa deputetë janë turp për Maqedoninë

Maqedonia

FRODEM: Disa deputetë janë turp për Maqedoninë

Më: 28 dhjetor 2017 Në ora: 11:20
FRODEM

FRODEM ka reaguar ndaj vendimit të VMRO-DPMNE-së që të mos kthehen në Kuvend, duke konsideruar se dialogu është proces pajtimi dhe nuk mund të kushtëzohet nga ndonjëra palë, e aq më pak nga bashkëpjesëmarrësit dhe mbrojtësit e veprimeve kriminale të se kaluarës.

Sipas tyre, disa nga deputetët e mëhershëm dhe të tanishëm janë turp për Maqedoninë dhe po këta vazhdojnë të krijojnë mjegull, në vend se të kërkojnë falje, duke jetuar kështu në kohën e idolit të tyre, Gruevskit.

Për FRODEM shtrëngimi i duarve ndërmjet Mickoskit dhe Zaevit nuk do të thotë mosrespektim dhe mohim të vendimit të Gjykatës Penale, e aq më pak arsye për bojkot të Kuvendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat