Furnizimet publike, katër ministri më jotransparente gjatë furnizimeve publike

Maqedonia

Furnizimet publike, katër ministri më jotransparente gjatë furnizimeve publike

Më: 21 dhjetor 2017 Në ora: 20:10
Ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme, e Shëndetësisë, e Bujqësisë dhe e Arsimit dhe Shkencës gjatë vitit 2016 ishin më jotransparentet në procesin e furnizimeve publike, tregon analiza që bën matjen e transparencës, llogaridhënies dhe integritetin e furnizimeve publike, realizuar nga Qendra për Komunikim Qytetar për furnizimet e bëra gjatë vitit të kaluar.

Gjithsej janë analizuar 21 institucione të cilat kanë treguar nivel të mesëm të transparencës dhe të njëjtat janë kategorizuar në pesë nivele, tha QKQ German Fillkov.

“Asnjë institucion nuk ka arritur as 80 për qindëshin e plotësimit të kritereve për transparencë, por nuk as prej atyre që kanë vetëm 0 deri 20 për qind të kritereve. Institucionet më së shumti kanë plotësuar prej 40-60% të kritereve për transparencë gjatë furnizimeve publike dhe ne për këtë qëllim shfrytëzuam mekanizmin për ndjekje të realizimit të kontratave”,- tha përfaqësuesi i QKQ-së, German Fillkov.

Sipas të njëjtës analizë, asnjë institucion nuk ka bërë kujdes në kriterin për vlerësim, kontrollim dhe ndjekje të procesit të aprovimit të marrëveshjeve.

Krahas ministrive, në këtë analizë janë përfshirë edhe Sekretariati për Drejtësi, për Realizim të Marrëveshjes së Ohrit, për Çështje Europiane dhe Kuvendi i Maqedonisë.

Gjatë vitit paraprak, për furnizime publike 21 institucionet kanë harxhuar 170 milionë euro, ndërsa kanë nënshkruar 1.823 marrëveshje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat