Protestë e OBRM-PDUKM-së para Ministrisë së Drejtësisë

Maqedonia

Protestë e OBRM-PDUKM-së para Ministrisë së Drejtësisë

Më: 13 dhjetor 2017 Në ora: 22:56
Protesta

OBRM-PDUKM-ja opozitare edhe sonte me protestë para Ministrisë së Drejtësisë kërkoi lirimin e deputetëve të arrestuar dhe personave tjerë për pjesëmarrje në ngjarjet e 27 prillit në Kuvend.

Në protestë mori pjesë edhe lideri i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, ndësa para njerëzve të tubuar fjalime mbajtën Ivan Ivanov, Nikolla Srbov, Jasmina Damçevska dhe Darko Kostovski.

“Qëllimi i tyre është të zhvlerësojnë OBRM-PDUKM-në, të dobësojnë shtyllën e Maqedonisë, duke ndarë atribute të ndryshme të krijuara. Një grup i emërojnë terroristë, të tjerë kriminelë. Synimi i tyre është të thejnë shtyllën, por duhet ta kenë qartë se nuk ka forcë që mund ta thejë patriotizmin e maqedonasit”, tha Damçevska.

Protestë para Ministrisë së drejtësisë u paralajmërua edhe për nesër në ora 18.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat