Seancë gjyqësore për rastin "Trust"

Maqedonia

Seancë gjyqësore për rastin "Trust"

Më: 30 nëntor 2017 Në ora: 09:59
Gjykata Penale

Në Gjykatën Penale sot duhet të mbahet seancë gjyqësore për rastin e PSP-së “Trust”, në të cilin i akuzuari i parë është biznesmeni Sead Koçan.

Për lëndën “Trust” në të cilën i dyshuar i parë është biznesmeni Sead Koçan, ndërkaq të akuzuar janë edhe dy persona fizik dhe tre persona juridik, mes të cilëve edhe udhëheqësit e ndërmarrjeve “Transmet”, “Sileks” dhe “Vato” SHPKNJ nga Studeniçani për pjesëmarrje në tender të ELEM-it, u morën në pyetje dëshmitarët.

Gjykimi filloi me kthesë të listës me dëshmi, me ç’rast u cek se ka dy dëshmitarë, të cilët nuk kanë qenë në listë, si dhe se ende ka dëshmi në gjuhë të huaja që nuk janë përkthyer I pari u thirr dëshmitari i prokurorisë Feim Imeri nga Saraji, i cili ka tashmë 26 vite ndërmarrje të vet e cila quhet “Feim servos”. Ndërmarrja shet makineri ndërtimore dhe ka servis. Imeri, edhe pse pranoi se ato janë fatura të ndërmarrjes së tij, nuk ishte i sigurt për nënshkrimet sepse siç tha, gjatë viteve, nënshkrimin e vet e ka ndryshuar.

Më herët Gjykata e Apelit materialet e përgjuara i pranoi si dëshmi në këtë rast.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat