Rriten çmimet e shpronësimeve në autostradën Kërçovë-Ohër

Maqedonia

Rriten çmimet e shpronësimeve në autostradën Kërçovë-Ohër

Më: 28 tetor 2017 Në ora: 15:51
Autostrada Kërçovë-Ohër

Zhbllokimi i punëve në ndërtimin e autostradës Ohër – Kërçovë solli momente të reja në dobi të pronarëve të tokës përmes të cilave kalon autostrada. U rrit çmimi i shpronësimit. 

Çmimet shumë më të ulëta që shteti ua ka ofruar për një metër katror nga vlera reale e tregut, bëri që rreth një mijë banorë të Kërçovës dhe Ohrit të kërkojnë drejtësi në gjykatë. Pas katër vite e gjysmë, një duzinë njerëz tashmë kanë marrë vendime gjyqësore në favor të tyre.

Shuma minimale lëvizte ndryshe. Në Ohër ishte nga 20 euro për metër katror. Tani ka arritur rreth 2500 deri 2600 denarë, ajo është 40 euro. Ky është çmimi i vërtetë- tha avokati Vllado Çingoski.

Në pjesën e Podmoljes në Debarcë më parë për shpronësim shteti ka dhënë 20 denarë për metër katror. Ai çmim tani ka arritur deri në 400 denarë. Ndërsa në terren sërish punohet. Kryetari i ri i Ohrit, Jovan Stojanovski tha edhe pse autostrada nuk është në kompetencë të tij, ai do të angazhohet për përfundimin sa më të shpejt të saj.

Ndërtimi i autostradës është ende në një fazë të revizionit, të cilën qeveria e re e mori përsipër, dhe derisa nuk përfundon revizioni, nuk mund ta themi kohën e saktë të përfundimit të ndërtimit të autostradës- deklaroi kryetar i Ohrit Jovan Stojanoski.

Fillimisht u premtua se autostrada do të jetë gati deri në janar të vitit 2018, por afati do të zgjatet pasi kompania kineze Sinohydro dështoi ta përfundojë në kohë, ndërsa janë regjistruar dhe identifikuar edhe gabime në trajektoren e rrugës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat