”Autobusë falas për mërgimtarët që duan të votojnë koalicionin Aleanca me Besë”

Maqedonia

”Autobusë falas për mërgimtarët që duan të votojnë koalicionin Aleanca me Besë”

Më: 23 tetor 2017 Në ora: 12:27
Ilustrim

Lidhja e Diasporës Shqiptare për Maqedoni organizon transport falas nga Berlini për të gjithë ata që dëshirojnë të votojnë për koalicionin Aleanca me Besë në zgjedhjet lokale.

“Të nderuar bashkatdhetarë

Autobusë falas për mërgimtarët nga Berlini të cilët duan të votojnë Aleancën me Besë!

Ju që keni interesim të udhëtoni në vendlindje për të votuar Aleancën me Besë, ju sigurojmë autobus falas nga Berlini! Udhëtimi parashihet si vijon: Nisja ditë e Premte 27.10.2017 kurse kthimi ditën e hënë 30.10.2017. Për informata më të detajuara për ju që keni interesim, ju lutemi të shkruani në faqen zyrtare të Ldshm CH”, thuhet në njoftimin e LDSHM-së.

Përndryshe, ky koalicion do të përballet me BDI-në në 12 komuna.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat