Me kaq vite burg e dënoi gjykata sulmuesin e Sheqerisnkes

Maqedonia

Me kaq vite burg e dënoi gjykata sulmuesin e Sheqerisnkes

Më: 12 tetor 2017 Në ora: 13:18
Sulmi ndaj Sheqerisnkes

Me katër vite burg është denuar Pançe Angelov, personi i cili në ngjarjet e 27 prillit tërhoqi për flokë deputeten e LSDM-së, Radmilla Shqerinska.

Gjykatësja Xheneta Bektoviç tha se mbi Angellovin ka më shumë rrethana që ia rëndojnë akuzën se sa ia lehtësojnë. Ajo tha se është marë parasysh fakti se është njeri në moshë dhe nuk ka dosje penale, por megjithatë ka kryer vepër mizore penale edhe atë në sy të gjithë popullit të Maqedonisë të cilit i ka shkaktuar frikë dhe ndjenjë pasigurie.

Sipas aktakuzës Angellov është ndër sulmuesit e parë që ka hyrë në Kuvend dhe bashkë me protestuesit e tjerë është drejtuar në pres qendrën e Kuvendit. Ai fillimisht ka kërcënuar kreun e LSDM-së Zoran Zaev, e më pas ka sulmuar edhe Radmilla Sheqerinskën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat