Përfundon dita e dytë e diskutimit për Propozim-ligjin për përdorimin e gjuhëve

Maqedonia

Përfundon dita e dytë e diskutimit për Propozim-ligjin për përdorimin e gjuhëve

Më: 6 shtator 2017 Në ora: 20:57
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë

Komisioni për çështje evropiane në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, edhe sot e vazhdoi diskutimin në lidhje me pikën e vetme të rendit të ditës, Ligjin për përdorimin e gjuhëve, në lexim të parë.

Në suaza të ditës së dytë të diskutimit, kishte debat përmbajtësor dhe konstruktiv për zgjidhjet e propozuara ligjore në lidhje me përdorimin e gjuhës shqipe, gjegjësisht, gjuhën të cilën e flasin së paku 20 për qind e qytetarëve.

Diskutimi për Ligjin do të vazhdojë edhe nesër me fillim në ora 12, për kur janë paraparë fjalimet përmbyllëse të koordinatorëve të katër grupeve më të mëdha parlamentare në Kuvend dhe më pas do të kalohet në votim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat