Gruevski: Interesat strategjike të shtetit mbeten BE-ja dhe NATO

Maqedonia

Gruevski: Interesat strategjike të shtetit mbeten BE-ja dhe NATO

Më: 1 shtator 2017 Në ora: 15:53
Pamje nga takimi

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, së bashku me anëtarët e tjerë të partisë të tij realizuan takim me deputetët në Parlamentin Evropian, Ivo Vajgll dhe Eduard Kukan,.

Në takim siç thonë nga OBRM-PDUKM-ja, bashkëbiseduesit janë përqendruar në temat aktuale dhe prioritetet strategjike të shtetit.

Nga OBRM-PDUKM-ja kanë theksuar shqetësimet nga “rastet e shkeljes së hapur të ligjeve nga qeveria aktuale në pikëpamje të emërimeve dhe punën e institucioneve konkrete të qeverisë”.

Gruevski në takim ka theksuar se interesat strategjike të shtetit mbeten anëtarësimi në BE dhe NATO.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat