Takohen Lëvizja BESA dhe LR-PDSH, diskutohet koalicioni parazgjedhor

Maqedonia

Takohen Lëvizja BESA dhe LR-PDSH, diskutohet koalicioni parazgjedhor

Më: 28 gusht 2017 Në ora: 16:59
Lëvizja BESA dhe LR-PDSH

Sot pas dite grupet negociuese nga Lëvizja BESA dhe LR-PDSH do të realizojnë një takim formal.

Në këtë takim temë diskutimi do të jetë bashkëpunimi eventual i këtyre dy subjekteve të bllokut politik shqiptar në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 15 tetor të këtij viti.

Nga burime brenda dy subjekteve bëjnë të ditur se edhe para disa ditëve është realizuar një takim i tillë për të gjetur pikat e përbashkëta që do të mundësonin përkrahjen e njëri tjetrit në rrethin e dytë për kryetarë të komunave. Palët kanë kërkuar kohë për konsulta brenda partiake ndërsa sot pritet të shihet rezultati final.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat