Rritje e qarkullimit në industri në Maqedoni

Maqedonia

Rritje e qarkullimit në industri në Maqedoni

Më: 12 gusht 2017 Në ora: 15:05
Ilustrim

Qarkullimi në industri në qershor të këtij viti në krahasim me muajin e njëjtë vjet është rritur në Maqedoni për 9,3 për qind, publikoi sot Enti Shtetëror i Statistikës.

Në qershor në krahasim me majin e këtij vitit qarkullimi në industri shënoi ulje për 2,7 për qind, ndërsa në gjashtë muajt e parë të këtij viti të krahasuar me të njëjtën periudhë vjet është rritur për 9,1 për qind.

Sipas të dhënave statistikore, në tregun e brendshëm qarkullimi në industri në qershor të këtij vitit në krahasim me qershorin e vitit të kaluar është ulur për 4,6 për qind, ndërsa tregjet e huaja shënojnë rritje prej 13 për qind.

Duke parë në sektorët, qarkullimi në industri në sektorin "minierë dhe nxjerrje të gurëve" në qershor të këtij vitit në krahasim me qershorin e vitit të kaluar, ka shënuar rritje prej 1,2 për qind, ndërsa në sektorin e përpunimit të industrisë rritje prej 9,6 për qind.

Sipas grupeve kryesore industriale, qarkullimi në qershor të vitit 2017 i krahasuar me qershorin e vitit 2016, ka  tek "prodhimet intermediare përveç energjisë" për 12,8 për qind "prodhimi kapital" për 9,3 për qind dhe "prodhime afatshkurtër" për konsum të gjerë  për 5,7 për qind, ndërsa ulje ka pasur tek prodhimet afatgjatë për konsum të gjerë për 7,2 për qind.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat