Ushtarët e Maqedonisë në ushtrime ushtarake me amerikanët

Maqedonia

Ushtarët e Maqedonisë në ushtrime ushtarake me amerikanët

Më: 28 korrik 2017 Në ora: 08:19
Pamje e një helikopteri të Maqedonisë gjatë një ushtrimi ushtarak të mëparshëm në bazën Krivolak

Ministria e mbrojtjes e Maqedonisë ka njoftuar se 95 pjesëtarë të armatës do të marrin pjesë në ushtrime të përbashkëta ushtarake me afro 300 ushtarë amerikanë, me emrin Kalorësi Mbrojtës 17.

Zyrtarët e Maqedonisë thanë mbrëmë se manovrat fillojnë sot dhe zgjasin deri më 10 gusht.

Ministria e mbrojtjes e Maqedonisë tha se ushtrimet ushtarake mbahen në bazën e armatës në Krivolak.

Ky ushtrim po bëhet pas manovrave shumë më të mëdha, në të ciliat ishin përfshirë më se 25 mijë ushtarë nga 22 vende anëtare të NATO-s dhe shtetet partnere, të mbajtura në Rumani, Hungari dhe Bullgari.

Ambasadori amerikan në Shkup, Jess Baily, tha se ushtarët e Shteteve të Bashkuara do të udhëtojnë prej ushtrimeve në Rumani, për të marrë pjesë në manovrat në Maqedoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat