Zeav: Nuk përzihem në punën e organeve për arratinë

Maqedonia

Zeav: Nuk përzihem në punën e organeve për arratinë

Më: 27 korrik 2017 Në ora: 20:44
Kryeministri Zoran Zaev

Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski nuk fshihen në selinë e VMRO-DPMNE-së. Përfaqësuesit e partisë të cilët çdo ditë mbajnë konferenca për shtyp para Gjykatës së Apelit sot mohuan se ata mbase mund të fshihen në selinë qendrore të VMRO-DPMNE-së. Opozita theksoi se policë profesionistë po paraburgosen, përderisa me vendin po qeverisë Zoran Zaev, i cili, siç thonë nga VMRO-DPMNE-ja, është i akuzuar për ryshfet në vlerë prej 100 mijë eurove. Poashtu, nga VMRO-DPMNE-ja akuzuan se me vendimet për paraburgim, gjykata ka rënë preh e trysnisë së LSDM-së.

Gazetar: Kryetar i Supremes është Jovo Vangellovski, i cili është kumbarë i funksionarit të lartë të VMRO-së, edhe atë e akuzoni?

Nuk e di, këtë informacion për herë të parë e dëgjoj nga ju – u përgjigj Orce Gjorgjievski, VMRO-DPMNE.

Kryeministri Zoran Zaev, nuk deshi t’i komentojë vendimet e gjykatës rreth paraburgimeve të shqiptuara dhe pasaportat e konfiskuara të funksionarëve të lartë të VMRO-DPMNE-së. Ai tha se çdo vendim gjyqësor ka pasojat e veta, dhe se si kryeministër e qeveri nuk duan të përzihen në punën e pushtetit gjyqësor.

 Duke mos shqiptuar paraburgim, shohim që njerëzit po arratisen. Nëse shqiptojnë paraburgim, atëherë kjo patjetër duhet të bëhet në pajtim me Ligjin. Ata e dinë pjesën e tyre të kompetencave ligjore, dhe besoj që do të vendosin në pajtueshmëri me Kushtetutën, Ligjin dhe në pajtim me bindjet e veta – deklaroi kryeministri Zoran Zaev.

Ndryshe, tashmë disa javë, VMRO-DPMNE-ja kërkon që gjykatat të vendosin në mënyrë të arsyeshme dhe të mos bien preh e trysnisë së pushtetit të LSDM-së. Nga ana tjetër, Qeveria e udhëhequr nga Zoran Zaevi paralajmëron reforma në gjyqësor, të cilat assesi nuk po fillojnë. Hapi i parë i lëvizjes së procesit reformues ishte shkarkimi i prokurorit shtetëror Marko Zvërlevski, i cili akoma vazhdon të qëndrojë në këtë funksion. U paralajmërua edhe rizgjedhje e përgjithshme e gjykatësve, pas çka, para disa ditëve, e njëjta u mohua pikërisht nga Qeveria, sepse siç thanë, nuk është në pajtueshmëri me direktivat e BE-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat