Gjykata e Apelit refuzon kërkesën e PSP-së për paraburgim të Alimit

Maqedonia

Gjykata e Apelit refuzon kërkesën e PSP-së për paraburgim të Alimit

Më: 17 korrik 2017 Në ora: 14:34
Ejup Alimin

Seanca e Gjykatës së Apelit për ankesat e Prokurorisë Speciale Publike (PSP) ka përfunduar duke mos caktuar masën e paraburgimit për Ejup Alimin, deputet i BDI-së, i përfshirë në lëndën ”Titanik 3”.

Prokurorja Speciale Fatime Fetai deklaroi para gjykatësve se kjo e fundit nuk e ka lexuar deri në fund propozimin e PSP-së dhe se gjykata ka përmendur gabimisht Ismet Gurin për ndikim ndaj dëshmitarëve, e jo Ejup Alimin.

Nga ana tjetër, mbrojtja ka deklaruar se akuza e PSP-së është e kotë pasi që nuk ka dëshmi që gjykata të vendosë nëse Alimi ka ndikuar, apo jo, te dëshmitarët.
Vetë, Ejup Alimi pohoi se është i pafajshëm dhe se do të vijë për dëshmi edhe nëse do të burgosej diku tjetër. Përndryshe lënda ka të bëjë me shkatërrim të materialit zgjedhor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat