Vizbegu proteston për ujin e pijshëm

Maqedonia

Vizbegu proteston për ujin e pijshëm

Më: 7 korrik 2017 Në ora: 16:49
Ilustrim

Për dy orë të tëra, banorët e lagjes së Vizbegut në Shkup kanë mbajtur të bllokuar bulevardin “Sllovenija”, në shenjë revolte për shkak të mungesës së ujit të pijshëm në një pjesë të madhe të lagjes së Vizbegut edhe atë në pikun e verës.

Banorët shprehen të revoltuar dhe paralajmërojnë protesta  edhe më radikale gjatë javës që vjen në rast se nuk ndërmerren masa për furnizimin më ujë të banorëve.

Banorët, madje i bëjnë thirrje institucioneve përgjegjëse, posaçërisht politikanëve shqiptarë që të vizitojnë banorët dhe të shohin nga afër problemet me të cilat tashmë 15 vjet ballafaqohen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat