Çavushogllu: Maqedonia meriton të jetë pjesë e NATO-s, i është bërë padrejtësi në çështjen e emrit

Maqedonia

Çavushogllu: Maqedonia meriton të jetë pjesë e NATO-s, i është bërë padrejtësi në çështjen e emrit

Më: 18 qershor 2017 Në ora: 18:58
Mevlud Çavushoglu

Marrëdhëniet mes dy shteteve, prioritetet e Maqedonisë, anëtarësimi në BE dhe NATO, si dhe situata politike në vend, ishin temat për të cilat diskutuan ministrat e Jashtëm të Maqedonisë dhe Turqisë, Nikolla Dimitrov dhe Mevlud Çavushoglu.

Çavushoglu tha se Maqedonia mund të jetë shembull për gjithë vendet kur janë në pyetje marrëdhëniet dy palëshe, ndërsa shprehu edhe mbështetje për anëtarësimin në NATO. Ai tha se kur vijnë në Maqedoni ndjehen si në shtëpi.

“Ju e përcjellni gjendjen në rajonin tonë, ku ka zhvillim serioz të ngajrjeve. Ne do të jemi mbështetja juaj. Ky është 25 vjetori i vendosjes së marrëdhënieve dy palëshe dhe këtu kemi bërë hap të madh në hapësirat ballkanike, ku mendojmë se Maqedonia është shumë e rëndësishme për zhvillimin tregtar. Investimet turke kanë arritur në 1.2 miliardë dollarë, ndërsa në periudhën e ardhshme me vullnetin tonë do të shikojmë t’i zmadhojmë të njëjtat. Turqia ka mbështetur Maqedoninë në çdo drejtim, ndërsa të njëjtën do ta bëjmë edhe në të ardhmen. Maqedonia tanimë meriton të jetë pjesë e NATO-s, ndërsa çështja e emrit është padrejtësi e madhe për këtë shtet. Ne do të insistojmë që BE të mos ndërhyjë në politikat e brendshme”, tha mes tjerash shefi i diplomacisë turke.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat