Kotzias: Maqedonia jo në NATO dhe BE me referencën IRJM, duhet marrëveshje e re

Maqedonia

Kotzias: Maqedonia jo në NATO dhe BE me referencën IRJM, duhet marrëveshje e re

Më: 14 qershor 2017 Në ora: 17:32
Nikos Kotzias

Ka përfunduar takimi ndërmjet ministrave të Punëve të Jashtme të Maqedonisë dhe Greqisë, respektivisht Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kotzias.

Me këtë rast, Kotzias ka deklaruar se Greqia mbështet integritetin territorial të fqinjit verior dhe se janë kundër çfarëdo lloj sanksioni apo zhvillimi të keq mes të dy shteteve. Ai theksoi se Maqedonia do ta ketë mbështetjen e Greqisë për anëtarësime në organizata ndërkombëtare, por duhet të zgjidhet problemi me emrin. Sipas tij, Maqedonia nuk mundet në NATO dhe BE me referencën IRJM, por duhet një marrëveshje e re në OKB që më pastaj të prezantohet në Bruksel.

Nga ana tjetër, Dimitrov theksoi se takimi i sotëm në Athinë është një nisje pozitive dhe se Maqedonisë i duhet ndihmë nga Greqia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat