Dimitrov nesër në takim me Nikos Kotzias

Maqedonia

Dimitrov nesër në takim me Nikos Kotzias

Më: 14 qershor 2017 Në ora: 00:41
Nikolla Dimitrov

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov nesër në Athinë do të takohet me shefin e diplomacisë greke, Nikos Koxias.

Nga MPJ greke ende nuk ka asnjë kumtesë zyrtare për detajet e takimit, dhe as cilat do të jenë temat, për të cilat do të bisedohet.

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë dje ishte pjesë e delegacionit të lartë qeveritar, të kryesuar nga kryeministri Zoran Zaev, i cili ishte për vizitë në Bruksel ku u takua me njerëzit e parë të BE-së dhe NATO-s. Pas takimit me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg dhe kryeministrin Zaev, shfaqi shpresë se me referencën e përkohshme vendi ynë do ta pranojë ftesën për anëtarësim në Aleancë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat