Shteti nuk ua jep kafkën e Naserit familjarëve

Maqedonia

Shteti nuk ua jep kafkën e Naserit familjarëve

Më: 12 maj 2017 Në ora: 21:21
ilustrim

Kafka e gjetur në rrugën magjistrale Gostivar-Kërçovë, në afërsi të vendit të quajtur Strazhë, që i takonte Naser Selmanit, shofer personal i ish rektorit tashmë të ndjerë të UT-së, Agron Reka, tani pas një viti vazhdon të mbahet në Institutin e Mjekësi Ligjore në Shkup.

Familjarët kërkojnë nga institucionet e shtetit të zbardhin rastin deri në fund, sepse, misteri i vdekjes do të mbetet një plagë e pambyllur për këtë familje, e cila nga dita e zhdukjes së birit të tyre nuk gjeti rehati, madje, pasoi edhe fatkeqësia tjetër në këtë familje kur babai i Naserit jo më shumë se para dy vite kreu vetëvrasje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat